Macron dërgon 7 mijë ushtarë në luftë/ Ish-kryeministri: Kemi të drejtë t’ju vrasim

Macron dërgon 7 mijë ushtarë në luftë/ Ish-kryeministri: Kemi të drejtë t’ju vrasim

19:39, 29/10/2020

Tensionet mes Francës dhe botës myslimane arritën në nivele kulmore ditën e enjte, kur tre sulme terroriste kundër francezëve u regjistruan në vende të ndryshme. Dy prej këtyre sulmeve ndodhën në tokën franceze, një tjetër në konsullatën franceze në Arabinë Saudite.

Sulmi më i rëndë ishte ai ndaj një kishe në Nisë, ku u vranë tre persona.

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbërriti vetë në Nisë, prej nga u shpreh se vendi është në luftë.

“Franca është sulmuar nga terroristët”, tha ai, duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga vlerat e tij. Presidenti tha se ka dërguar 7 mijë ushtarë në betejën kundër terrorizmit.

Nga ana tjetër, protestat dhe reagimet e forta nga bota myslimane nuk ndalen.

Ish-kryeministri i Malajzisë deklaroi se myslimanët kanë të drejtë të vrasin miliona francezë, shkruan Daili Mail. Mahathir Mohamed deklaroi se liria e shprehjes nuk përfshin fyerjen ndaj njerëzve.

Gjithçka ka nisur pasi një mësuesi francez iu pre koka pasi kishte shfaqur në klasën e tij karikaturat e profetit Muhamed. Si reagim, Macron i shfaqi këto karikatura nëpër fasada godinash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco