VIDEO/ Pamje nga sulmi terrorist në Francë, rritet numri i viktimave, njërit iu pre koka

VIDEO/ Pamje nga sulmi terrorist në Francë, rritet numri i viktimave, njërit iu pre koka

10:14, 29/10/2020

Nisë, Francë - Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin terrorist me thikë pranë një kishe në Nisë. Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një katedrale në Nisë

Kryebashkiaku i qytetit tha se 'gjithçka flet për sulm terrorist'. Kjo ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale Policia nxitoi të rrethonte zonën dhe kishte arrestuar autorin, sipas raporteve lokale.

Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në atë që duket të jetë një sulm terrorist me thikë në një katedrale në Nice.Sipas një medieje tjetër, njeri nga viktimat është 70 vjeç dhe i është prerë koka njeosj si mësuesitnë Paris disa ditë më parë. 

Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit, sipas raporteve lokale, para se policia të mbërthente zonën dhe të arrestonte sulmuesin.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, shkroi në Twitter: 'Unë jam në vend me [policinë] që arrestoi autorin e sulmit. Konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice.'

Sulmi është vetëm i fundit që goditi Francën, pasi një pakistanez 18-vjeçar goditi me thikë dhe plagosi dy persona jashtë zyrave të vjetra të revistës satirike Charlie Hebdo. Ai ka pranuar në polici se ai kishte në shënjestër revistën për botimin e karikaturave të Profetit Muhamed.

Në fillim të këtij muaji një mësuesi francez të historisë, Samuel Paty, iu pre koka në një sulm tjetër në veri të Parisit - gjithashtu për karikaturat e Profetit. Paty u godit me thikë nga një çeçen 18-vjeçar pasi ai u tregoi karikaturat studentëve të tij gjatë një mësimi për fjalën e lirë. Prindërit e nxënësve në shkollë kishin udhëhequr një fushatë kundër tij, para se të ndodhte sulmi. Shtatë janë arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco