Skandaloze/Televizioni publik i Kroacisë e paraqet në hartë Kosovën pjesë të Serbisë

Skandaloze/Televizioni publik i Kroacisë e paraqet në hartë Kosovën pjesë të Serbisë

21:43, 28/10/2020

Vetëm pak javë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kroacia e njohu vendin tonë si shtet të pavarur, shkruan Reporteri.net.

Por këtë nuk po e bën televizioni publik kroat. Televizioni publik kroat ka bërë një skandal duke e paraqitur një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Kjo ka ndodhur në emisionin e mëngjesit “Dobrojurto Hrvatska” në HRT1.

Nuk dihet nëse ky është gabim apo është një gjë e qëllimshme nga ana e HRT1.

Kujtojmë që Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në muajin mars, pak javë pas shpalljes së saj më 17 shkurt të vitit 2008.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco