Kamberi për Qeverinë e re: U prodhua pushteti më totalitar në histori të Serbisë

Kamberi për Qeverinë e re: U prodhua pushteti më totalitar në histori të Serbisë

21:35, 28/10/2020

Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, njëheri edhe deputet në Kuvendin e Serbisë, ka votuar kundër votimit të formimit të Qeverisë së re atje.

Kamberi ka thënë se ndryshe nga kryeministria, parlamenti i ri i Serbisë është i veçantë. Kjo për shkak sipas tij se opozita e vetme parlamentare është grupi i deputetëve të Luginës së Bashkuar dhe SDA-Sanxhakut.

“Kush do ta kishte menduar se një ditë, opozitën parlamentare në Serbi do ta përfaqësonin vetëm deputetët shqiptarë e Luginës së Preshevës dhe boshnjakë të Sanxhakut?”, ka thënë Kamber.

“Një opozitë me 6 deputetë prej 250. Trishtuese. Një parlament të tillë nuk e prodhoi as Sllobodan Millosheviqit:.

“Po ja që z.Vuçiq dhe z.Daçiq po dëshmohen më efikas se baballarët e tyre ideopolitik. Ky koalicion midis të ashtuquajturave e djathta e qendrës dhe e majtës e qendrës ka prodhuar pushtetin më totalitar të historisë së Serbisë postsocialiste”.

“Natyrisht, përmes procesit zgjedhor, si të gjitha pushtetet autoritare dhe totalitare të kohërave moderne”.

Kamberi e ka ftuar edhe një herë Ana Bërnabiq, kryeministren e Serbisë të vizitojë varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.

“Nga një Serbi ku shteti mbron Ljubisha Dikoviqin dhe Bozhidar Deliqin, si të pritet njohja e krimeve të luftës ndaj civilëve në Reçak, Mejë, Korenicë, Qyshk etj?”.

“Por, ja që sot na thuhet se po themelohet një qeveri progresive. Më demokratikja e historisë së Serbisë. Meqë qenka kështu, ftojë kreun e kësaj qeverie, zonjën Bërnabiq për një vizitë të përbashkët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco