Hetuesit libianë gjejnë të tjera varre masive në qytetin e rimarrë

Hetuesit libianë gjejnë të tjera varre masive në qytetin e rimarrë

13:58, 28/10/2020

Tarhouna, Libi - Autoritetet libiane kanë gërmuar dhe kanë nxjerrë 12 kufoma nga katër varre të tjerë të pashënuar në qytetin Tarhouna, duke shtuar numrin e kufomave tashmë të zbuluara që kur zona u rimor në qershor nga Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare (GNA).

Tarhouna ishte kontrolluar për vite me radhë nga një milici e njohur si Kaniyat, e drejtuar nga familja lokale Kani, e cila luftoi së bashku me Ushtrinë Kombëtare Libiane (LNA) me bazë në lindje të Khalifa Haftar.

Qeveria ka lëshuar urdhër-arreste për udhëheqësit e Kaniyat të cilët tani besohet të jenë në lindje të Libisë.

Kur mbështetja turke ndihmoi këtë qeveri të njohur ndërkombëtarisht të merrte përsëri qytetin Tarhouna me një operacion të papritur në qershor, luftëtarët e saj gjetën një spital të mbushur me trupa dhe varre të pashënuar që përmbanin njerëz të zhdukur.

Hetuesit nga zyra e personave të zhdukur të qeverisë, që nga ajo kohë kanë punuar, me kostume të bardha mjeko-ligjore, për të gërmuar nëpër dheun e kuq përreth qytetit Tarhouna për mbetjet njerëzore dhe për të identifikuar trupat.

Shumë prej trupave të gjetur deri më tani ishin ato që u gjetën në spital. Sidoqoftë, dhjetëra trupa janë nxjerrë nga vendet e varrimit pa shenjë.

Disa prej trupave të zbuluar tregojnë shenja të dhunës, siç u zbuluan këtë javë, te një kafkë e copëtuar dhe gjymtyrë të copëtuara, tha një zyrtar i zyrës së personave të zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco