Turqia shton ishujt, ja ‘rrëmbeu’ Greqisë

Turqia shton ishujt, ja ‘rrëmbeu’ Greqisë

10:07, 28/10/2020

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë të nxehta edhe pas ndërhyrjes se Ministrit te Jashtëm të Rusisë Lavrov që shprehu vullnetin në ndërmjetësimin e çështjes së Mesdheut.Së fundmi mediat greke kanë raportuar sipas tyre, provokimin e radhës nga pala turke.

Turqia ka ndërhyrë në Google Maps për të caktuar ishullin grek të Amorgos si turk, i cili, sipas “Google Maps”, ka gjithashtu një xhami.

Sipas asaj që raportoi Open TV, Turqia i dha ishullit emrin “Turk Adasi” që në greqisht do të thotë “ishull turk”.

Vlen të përmendet se Amorgos nuk ka pasur kurrë një xhami në historinë e vet, por është i famshëm për ishullin emblematik të Hazoviotissa. Informacioni i ri i rremë në hartat e Google tregon ishullin si ‘turk “për tre ditë.

Qeveria lokale e ishullit i dërgoi një letër Google dhe Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias të hënën pasdite

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco