‘Do shkëmbejnë të dhëna satelitore’/ Nënshkruhet marrëveshja ushtarake SHBA-Indi

‘Do shkëmbejnë të dhëna satelitore’/ Nënshkruhet marrëveshja ushtarake SHBA-Indi

23:20, 27/10/2020

Është nënshkruar marrëveshja ushtarake midis ShBA-së dhe Indisë, e cila parashikon ndarjen e të dhënave satelitore, një ndihmë e madhe për dornët dhe raketat indiane.

Kjo marrëveshje vjen përbri rritjes ushtarake të Kinës dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, lëshoi akuza të forta kundër Partisë Komuniste që e quajti një armike të demokracisë.

 “Aty ku Kina ka më shumë ndikim për të forcuar marrëdhëniet strategjike”. Me këtë qëllim filloi turneu pesëditor i sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Azi. Ndalesa e parë India.

Këtu u nënshkrua një marrëveshje ushtarake për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet satelitëve, sidomos për t’u siguruar precizion të lartë avionëve të telekomanduar dhe raketave indiane. E quajtur ‘Marrëveshja Bazë e Shkëmbimit dhe e Bashkëpunimit’, ajo konsiderohet historike për marrëdhëniet midis dy fuqive ose “një përparim i dukshëm” i lidhjeve ushtarake, siç e përcaktoi ministri indian i Mbrojtjes.

“Mbi bazën e ndarjes së vlerave dhe interesave të përbashkët, jemi krah për krah për të garantuar një rajon të hapur Indo-Paqësor. Mbi të gjitha në sfondin e rritjes agresive dhe veprimtarisë destabilizuese të Kinës”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper. Fjalë të qarta që vijnë pak ditë para garës presidenciale për Shtëpinë e Bardhë dhe që ritheksojnë linjën e ashpër të presidentit Donald Trump, kundër Pekinit.

Sekretari Pompeo u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve ShBA-Indi, pas ministerialit që drejtoi me homologun indian.

Pompeo theksoi se bisedat e shëndosha në Nju Delhi ishin të fokusuara tek “Partia Komuniste e Kinës që nuk është një mik i demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe lirisë së lundrimit”.

Nga Nju Delhi, Mike Pompeo u dërgoi një mesazh edhe Armenisë e Azerbajxhanit, që të respektojnë armëpushimin e rënë dakord për luftimet në enklavën e Nagorno Karabakh-ut.

Pas Indisë, Pompeo do të vizitojë Sri Lankën dhe Maldivet, vende në të cilat Kina ka mbërritur me investime të mëdha në disa sektorë strategjikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco