‘Bojkotoni mallrat franceze’/ Tubim i madh në Bangladesh, digjet posteri i Macron

‘Bojkotoni mallrat franceze’/ Tubim i madh në Bangladesh, digjet posteri i Macron

16:41, 27/10/2020

Pas Turqisë edhe Bangladeshi kërkon bojkotimin e mallrave franceze, ku dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar nëpër kryeqytetin e Bangladeshit, Daka.

Qëndrimi i ashpër i Francës ndaj Islamit radikal ka shkatuar reagim të ashpër te protestuesit, pasi ata dogjën një poster të presidentit Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur karikaturat e Profetit Muhamed.

Policia njoftoi se rreth 40,000 njerëz morën pjesë në marshimin, i cili u organizua nga Islami Andolan Bangladesh, një nga partitë më të mëdha Islamiste të Bangladeshit. Protestuesit u ndaluan nga policia që të mbërrinin në ambasadën franceze,  raporton BBC.

Ata brohorisnin “Bojkotoni produktet franceze” dhe bënë thirrje që Presidenti Macron të dënohet.

“Macron është një nga pak udhëheqësit që adhurojnë Satanin,” u tha udhëheqësve të lartë të Islami Andolan Ataur Rahman protestuesve. Ai i kërkoi qeverisë Bangladeshi që të dëbojë ambasadorin e Francës.

Macron është bërë shënjestër në disa vende me shumicë myslimane. Ai foli pasi një mësuesi iu pre koka në fillim të këtij muaji për shfaqjen e karikaturave që përshkruanin Profetin Muhamed. Duke i bërë homazhe mësuesit, Macron tha se Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”.

Të hënën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje gjithashtu për bojkot të mallrave franceze.

Por qeveritë në të gjithë Evropën kanë dalë në mbështetje të  Macron dhe kanë dënuar komentet e Erdogan në lidhje me liderin francez. Erdogan tha se homologut të tij francez i duhej “trajtim mendor” për qëndrimin e tij ndaj Islamit radikal të shtunën, duke e shtyrë Francën të tërheqë ambasadorin e saj në Turqi për konsultime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco