VIDEO/ Uria dhe vuajtja kaplon Nigerinë, populli vërshon në depot e ushqimit

VIDEO/ Uria dhe vuajtja kaplon Nigerinë, populli vërshon në depot e ushqimit

14:54, 27/10/2020

Qindra mijëra njerëz vërshuan në depot e ushqimit që ishin pjesë e një programi ndihme për personat që vuajnë nga uria në Nigeri , videoja publikuar tregon qartë kaosin që po kalon populli nigerian.

Vendin e ka mbërthyer një valë trazirash sociale për shkak të brutalitetit që ka ushtruar polica ndaj protestuesve, pandemia e Covid 19 po përhapet frikshëm dhe pasiguria ekonomike ndihet kudo raporton, Francë 24.

Qytetarët u shprehën se populli po vdes uri ndërsa depot mbahen të mbyllura dhe nuk shpërndahen.

Rreth 68 përqind e familjeve nigeriane kanë përjetuar pasiguri ushqimore si rezultat i pandemisë Covid-19, e cila ka prekur më shumë se 60,000 njerëz dhe ka marrë 1,132 jetë në Nigeri që nga marsi. Me inflacionin në produktet ushqimore afër 17 përqind në shtator, gjithnjë e më shumë nigerianë kanë vështirësi në sigurimin e mallrave bazë.

Qeveria e Shtetit të Plateau dhe policia u kanë dhënë kohë njerëzve deri më 28 Tetor për të kthyer mallrat e vjedhura ose në të kundërt do të arrestohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco