Kazakistani është 'Very Nice' - tani shteti nis fushatën turistike me shprehjen e famshme të Boratit

Kazakistani është 'Very Nice' - tani shteti nis fushatën turistike me shprehjen e famshme të Boratit

14:27, 27/10/2020

Kazakistani, shteti i origjinës së personazhit të trilluar Borat në filmin e famshëm, ka miratuar frazën që bie si breshër e aq të përdorur prej tij, Very Nice (shumë bukur) për fushatën e re turistike. Në komedinë e re "Borat Subjektive Moviefilm" të publikuar së fundmi, ky farë gazetari e përshkruan atdheun e tij si mizongjen, homofobik dhe antisemit.

Në komedinë e pare, Borat i interpretuar nga Sacha Baron Cohen, u shqetësua se ai mund  të ekzekutohej nëse filmi nuk do të ishte i suksesshëm. Në komedinë e parë, Himni Kombëtar i Kazakistanit fillon me fjalët: "Kazakistani vendi më madhështor në botë, gjithë shtetet e tjera qeverisen nga vogëlushe". Kurse himni i vërtetë fillon me fjalët: "Qielli i diellit të artë, stepa e farës së artë".)

Pavarësisht nga këto përshkrime më pak se i kanë hije, z. Kairat Sadvakassov, Zv.shef i Turizmit në Kazakistan, tha në një deklaratë për Huffington Post se miratimi i frazës së Borat në fushatë "ofron përshkrimin e përsosur të potencialit të gjerë turistik të Kazakistanit në mënyrë të përmbledhur shkurt  dhe të paharrueshme "

"Natyra e Kazakistanit është Very nice (shumë e bukur); ushqimi i tij është “Very nice (shumë i bukur; dhe njerëzit e tij, përkundër shakave të Borat që thotë të kundërtën, janë nga më të mirët në botë.

 Ne do të dëshironim që të gjithë të vinin të shihnin Kazakistanin vetë duke e vizituar vendin tonë në 2021 dhe më gjerë, në mënyrë që ata të mund të shohin se atdheu i Boratit është më i mirë nga sa mund të kenë dëgjuar, "tha ai.

Reklamat tregojnë turistë që shëtisin duke bërë selfie e thonë “Very nice (Shumë bukur!); duke pirë qumësht kali të fermentuar ("mm, në të vërtetë është shumë bukur"); që mrekullohen me arkitekturën Very nice ("uau, shumë mirë!") dhe pozojnë për një fotografi me kazakë me veshje tradicionale Very nice("Kjo është shumë e bukur!").

Ideja për fushatën erdhi nga amerikani Dennis Keen, i cili udhëtoi në vend në një shkëmbim arsimor të shkollave të mesme, pastaj studioi me një profesor kazak në Universitetin e Stanfordit. Ai tani jeton në Almaty, ku bën ture në ecje, njoftoi New York Times.

Duke pasur shumë kohë të lirë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ai dhe një mik i paraqitën idenë bordit të turizmit të Kazakistanit dhe "menjëherë" morën dritën jeshile për të bërë katër reklama 12 sekondëshe.

Përgjigja e bukur që u mor është shumë larg reagimit të këtij kombi ndaj filmit origjinal të Borat. Pas lëshimit të tij në 2006, qeveria kazake vendosi reklama në gazetat amerikane duke kundërshtuar disa nga pretendimet e filmit dhe duke e paraqitur vendin si modern, të qëndrueshëm dhe me vizion shtuar edhe një foto të Presidentit Nursultan Nazabayev duke shtrënguar duart me presidentin e SHBA George Ë Bush.

Më vonë atë vit Nazabayev qeshi kur u pyet për filmin ndërsa ishte për një vizitë në Britaninë e Madhe. "Fakti që ju e keni bërë këtë pyetje tregon se ju doni të mësoni më shumë dhe të vini në Kazakistan për ta parë atë vetë," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco