Ish-mbreti i Belgjikës takon vajzën pas një beteje të gjatë refuzimi për atësinë

Ish-mbreti i Belgjikës takon vajzën pas një beteje të gjatë refuzimi për atësinë

13:42, 27/10/2020

 

Ish-Mbreti Albert i Belgjikës është takuar me vajzën e tij Princesha Delphine, pas një beteje ligjore për statusin e saj si vajza e tij.

Ai e pranoi në janar atësin pas një lufte për më shumë se një dekadë duke e mohuar atë.

Delphine, 52 vjeç, është fëmija i një lidhje 18-vjeçare që Albert kishte me një baroneshë para se të ishte mbret.

Një deklaratë nga Albert, gruaja e tij Paola dhe Princesha Delphine thanë se ata u takuan të Dielën dhe po fillonin një "kapitull të ri".

"Pas trazirave, vuajtjeve dhe dëmtimeve, është koha për falje, shërim dhe pajtim. Së bashku vendosëm të marrim këtë rrugë të re. Kjo do të kërkojë durim dhe përpjekje, por ne jemi të vendosur," tha deklarata.

 Delphine pretendonte që nga vitit 2005 që ishte vajza e tij por ai e refuzonte vazhdimisht dhe vitin 2013 kur ai abdikoi nga froni humbi dhe imunitetin e ndjekjes penale dhe gjykata vendosi që ai të paraqitej për të kryer testin e ADN-s ose në të kundërt do të përballet me një gjobë prej 5 mijë dollarë në ditë.

Në janar, ai njoftoi se e pranoi atë si fëmijën e tij të katërt pasi kishte "mësuar rezultatet e testeve të ADN-së".

Sipas këtij vendimi, Delphine dhe dy fëmijët e saj mund të përdorin mbiemrin e babait të saj, Saxe-Cobourg

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco