‘Kina pranë dominimit të botës’/ Ish-kryespiuni gjerman thirrje BE-së: Zgjohuni përballë këtij rreziku

‘Kina pranë dominimit të botës’/ Ish-kryespiuni gjerman thirrje BE-së: Zgjohuni përballë këtij rreziku

17:06, 26/10/2020

Ish-kreu i Agjencisë së Shërbimit Inteligjent të Gjermanisë, tha se Kina është pranë dominimit të botës dhe Europa duhet të zgjohet përballë këtij rreziku.

Gerhard Schindler, i cili drejtoi agjencinë e quajtur BND (Bundesnachrichtendienst) në periudhën 2011-2016, tha se Gjermania duhet të pakësojë “varësinë strategjike” nga Pekini dhe të përjashtojë kompaninë kineze Huawei nga rrjeti i saj 5G, raporton “The Times”.

Ai paralajmëroi, gjithashtu, se qasja liberale e Angela Merkel ndaj krizës së emigrantëve e ka lënë Gjermanisë me një “rezervuar të madh” myslimanësh të rinj që mund të preken lehtë nga dhuna dhe ideologjia xhihadiste. Shkalla e rrezikut, tha ai, po bëhet e qartë vetëm tani.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë disa herë thirrje ndaj partnerëve europianë që të marrin masa ndaj teknologjive kineze, por Gjermania nuk ka vepruar deri tani. Por 68-vjeçari thotë se Huawei mund të krijojë një akses alternativ te rrjeti 5G në Gjermani, për të cilin vetë gjermanët nuk do të kishin asnjë informacion.

“Do të ishte sikur një inxhinier i specializuar në motorët me avull të kishte akses në motorin e brendshëm me djegie tonin”, tha ai. “Mund të imagjinoni skenarë kur ne të jemi në krizë dhe kërcënimi “do të fikim rrjetin tuaj të komunikimit” të ndikojë në vendimmarrjen tonë”.

Schindler tha se një shkallë varësia ekonomike nga Kina ishte e pashmangshme, duke marrë si shembull faktin që Gjermania shet rreth 250 mijë makina në tregun kinez. Tregtia mes dy shteteve kap një vlerë rreth 206 miliardë euro, çka e bën Kinën partnerin më të fortë tregtar të Gjermanisë. Sidoqoftë, Schindler tha se Gjermania duhet të përpiqet të bëhet më pak e varur ekonomikisht nga Kina./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco