Avionët luftarak rusë godasin pozicionet e rebeleve në Siri, raportohen për shumë viktima

Avionët luftarak rusë godasin pozicionet e rebeleve në Siri, raportohen për shumë viktima

15:26, 26/10/2020

Sulmet e drejtuar nga Rusia kanë vrarë rreth 80 rebelë të mbështetur nga shteti turk në Sirinë veriperëndimore.

Sipas raportimeve më shumë se 90 të tjerë janë plagosur pasi aeroplanët luftarakë rusë shënjestruan një kamp stërvitje të fraksionit Faylaq al-Sham në zonën Jabal Duëayli në provincën Idlib, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në fillim të marsit, një armëpushim i ndërmjetësuar midis Moskës dhe Ankarasë pasoi një një sulm ushtarak të regjimit të mbështetur nga Rusia mbi rajonin e Idlibit që është zona më e madhe e rebelëve.

Fronti Nacionalçlirimtar, një grup rebelësh të mbështetur nga Ankaraja me qendër në Idlib që përfshin Faylaq al-Sham, i tha AFP se sulmet ruse të hënën goditën një nga pozicionet e saj dhe shkaktuan viktima dhe ishte sulmi më I madh që nga fillimi I armëpushimit.

Sulmet ajrore ruse herë pas here kanë shënjestruar pozicionet ushtarake, duke përfshirë ato të grupeve të mbështetura nga Turqia, tha Abdel Rahman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco