Joe Biden ngatërron Donald Trump me George W. Bush - Videoja që republikanët po festojnë

Joe Biden ngatërron Donald Trump me George W. Bush - Videoja që republikanët po festojnë

13:53, 26/10/2020

Kampi i Presidentit Donald Trump thotë se gruas së tij iu desh ti tregonte tre herë emrin e presidentit amerikan për të kuptuar gabimin.

I nominuari demokrat Joe Biden ka bërë një gabim disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit në Shtetet e bashkuara të Amerikës ndërsa në një një video ai ngatërron Donald trump me George W.Bush.

"Edhe katër vjet George, George, ne do të jemi në një pozicion ku, nëse Trump zgjidhet, ne do të jemi në një botë tjetër, " u citua Biden të thoshte në një tubim në internet.

Shumë spekuluan se ai mund të kishte në mendje George W. Bush, president i SHBA-së nga 2001-2009, por ndoshta edhe për djalin e tij, George H.W, që mbajti të njëjtin post nga 1989-93.

Gafa e Bidenit pritet të ngrejë sërish pyetje mbi aftësinë mendore të 77-vjeçarit, të cilën presidenti Trump e ka përmendur në mënyrë të vazhduar gjatë fushatës së vet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco