Presidenti Azerbajxhanit: Gati të zgjidhim konfliktin politikisht dhe ushtarakisht

Presidenti Azerbajxhanit: Gati të zgjidhim konfliktin politikisht dhe ushtarakisht

12:56, 26/10/2020

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se Azerbajxhani dëshiron që të zgjidhë konfliktin mbi rajonin e Nagorno-Karabakh politikisht dhe ushtarakisht.

Ai kërkoi që forcat etnike armene të largohen nga territori i rajonit në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit.

Deklarata e tij vjen pasi Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën të hënën për shkeljen e armëpushimit të ri të ndërmjetësuar nga SHBA në luftimet mbi zonën malore të Nagorno-Karabakut.

Armëpushimi i tretë në pak më shumë se dy javë hyri në fuqi në 8 të mëngjesit. Brenda pak minutash, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se forcat armene kishin bombarduar fshatra në rajonet Terter dhe Lachin.

Luftimet e fundit në Nagorno-Karabak, një pjesë malore e Azerbajxhanit e populluar dhe e kontrolluar nga armenët etnikë, shpërthyen në 27 shtator dhe janë më të nxehtat në Kaukazin e Jugut që nga vitet 1990.

Ndërkohë, dy armëpushime të ndërmjetësuara nga Rusia nuk janë zbatuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco