Kryetari i Ulqinit kërkon të hapen  kafiteritë e restorantet

Kryetari i Ulqinit kërkon të hapen kafiteritë e restorantet

12:38, 26/10/2020

“Kafenetë dhe restorantet duhet të hapen që sot”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq nga tubimi protestues i hotelierëve i cili u mbajt para ndërtesës së administratës lokale.

Ai tha se numri i personave të infektuar në Komunën e Ulqinit është në rënie dhe është nën 800 në 100.000 banorë, prandaj organet kompetente duhet të marrin vendimin në pajtim me këtë të dhënë.

“Situata epidemiologjike në Ulqin është e komplikuar, por jeta duhet të vazhdojë. Lokalet nuk i kontribouan infektimit”, shtoi ai.

Nga Shoqata e hotelierëve kanë thënë se ato vetëm kërkojnë të punojnë dhe se kanë fituar përkrahjen e kolegëve të tyre nga qytetet tjera në Mal të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco