Biden trondit shikuesit e debatit me referencën për Hitlerin

Biden trondit shikuesit e debatit me referencën për Hitlerin

14:49, 23/10/2020

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike Joe Biden shkaktoi tronditje te shikuesit të enjten duke iu referuar Adolf Hitlerit gjatë debatit të fundit presidencial para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Presidenti Donald Trump tha se ai ka një marrëdhënie civile me Liderin Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. ‘Ne nuk jemi në luftë, kemi një marrëdhënie të mirë’, tha presidenti. ‘Të marrëdhënie të mira me liderët e vendeve të tjera është gjë e mirë’.

Biden u kundërpërgjigj: ‘Kjo është njësoj sikur të thuash ne kishim marrëdhënie të mirë me Hitlerin para se ai të pushtonte Evropën’.

Pak minuta më pas emri i liderit vrastar të Gjermanisë mbushi median sociale, teksa teleshikuesit e tronditur nuk mund ta besonin që Biden iu referua njërit prej diktatorëve më famëkeq të historisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco