Testohen për Covid-19 para debatit të tyre të fundit/ Dalin rezultatet për Trump dhe Biden

Testohen për Covid-19 para debatit të tyre të fundit/ Dalin rezultatet për Trump dhe Biden

22:28, 22/10/2020

Presidenti Donald Trump ka rezultuar negativ për coronavirus para debatit presidencial.

Kandidati republikan, ka kryer një testim për virusin dhe u konstatua se nuk është i infektuar, raporton reuters.

Presidenti amerikan do të ballafaqohet me kandidatin demokrat, Joe Biden, në debatin e fundit televiziv gjatë orëve të para të ditës së nesërme (rreth orës 04:00, sipas kohës sonë lokale).

Edhe Biden është testuar për COVID-19 para ballafaqimit televiziv, ku ka rezultuar negativ dhe është i gatshëm për debatin në Tenesi.

Kujtojmë se Trumpi u shtrua në spital javë më parë pasi që ishte infektuar me virus disa ditë pas debatit të parë me Bidenin.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë dhe Trumpi kanë refuzuar vazhdimisht të thonë kur presidenti u testua për herë të fundit negativ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco