Evi Kokalari: Djali i Biden duhet të shkojë në burg, skandali i fundit avantazhon Trump

Evi Kokalari: Djali i Biden duhet të shkojë në burg, skandali i fundit avantazhon Trump

22:27, 22/10/2020

Në lidhje skype me ‘Çim Peka Live’ aktivistja e njohur shqiptare në fushatën e Trump, Evi Kokalari, ka komentuar edhe atë çfarë pritet nga debati i fundit që do të mbahet mëngjesin e sotëm midis dy kandidatëve për President, Donald Trump dhe Joe Biden.

Kokalari vlerësoi se skandali i fundit i djalit të kandidatit Joe Biden, i jep një avantazh të qartë fitores së Presidentit Trump/  

‘Ndjehem mirë që ka pasur zhvillime të reja, që lidhen me skandalin e kompjuterit të djalit të Joe Biden.

Mezi presim që moderator, që i përket anës së majtë, të ngrejë pyetjen në lidhje me kompjuterin, me email, me temat që kanë të bëjnë direkt me implikimin në Kinë dhe Ukrainë.

Të tërë këto janë bërë në kohën që Biden ishte zv/ President i Amerikës.

Dhe mendoni që ky njeri do të bëhët President i Amerikës.

Skandali është kaq i madh, dhe kemi frikë që Biden në momentin e fundit mund të mos shfaqet në debat.

Republikanët ndihen mirë më këtë debat dhe të shikojmë si do shkojmë.

Unë uroj që debate të zhvillohet sepse është shumë i rëndësishëm për popullin amerikan.

Është pikërisht shumë mirë që sot të ketë pyetje për korrupsionin.’

E pyetur nëse ky skandal mund ti japë avantazh Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, Kokalari, tha se do e përforcojë fitoren.

‘Do e përforcojë. Duhet të kishte dalë më përpara. Por mendoj që do ndikojë

Për ata që nuk besojnë te ky skandal, dhe të këto emaile u them se do dalin edhe më shumë fotot në 3 ditët e ardhshme, dhe do përforcojë edhe më shumë bindjen e tyre.

Ka materiale shokuese. Nuk është se ruhen, por ka disa gjëra që ndodhin.

Tekstet e fundit me të atin për implikimin e tij me një 14 vjeçare.

Ata kanë ndjekur edhe një protokoll.

Kompjuteri u ka shkuar edhe FBI.

Nuk është strategji. Ka të bëjë me shumë gjëra të tjera. Nëse ka drejtësi Hunter Biden duhet të përfundojë në burg. Ka gjëra implikuese.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco