Macron kërkon bashkëpunimin e Rusisë për të luftuar terrorizmin

Macron kërkon bashkëpunimin e Rusisë për të luftuar terrorizmin

14:54, 21/10/2020

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkoi nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe migrimit të paligjshëm.

Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron zhvilloi një bisedë telefonike me Putin ku i ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe migrimit të paligjshëm.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin i ka shprehur Macron-it ngushëllimet për vrasjen e një mësuesi më 16 tetor në lagjen Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit. Dy liderët u dakorduan për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.

Zyrtarët francezë kanë bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen në Conflans-Sainte-Honorine ishte një çeçen i lindur në Moskë.

Ambasada ruse në Paris në një deklaratë më 17 tetor deklaroi se: "Kjo vrasje nuk ka lidhje me Rusinë. Personi (që vrau mësuesin) është pranuar nga Franca dhe prej 12 vitesh ai jetonte në këtë vend".

Zyrtarët francezë njoftuan se i dyshuari për vrasjen e mësuesit u pa me thikë në dorë në afërsi të kufomës dhe pas largimit të tij ai u ekzekutua nga policia.

Mësuesi tregoi në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed dhe kjo shkaktoi reagim të prindërve.

Kohët e fundit në Francë janë rritur presionet dhe bastisjet ndaj institucioneve të shoqërisë civile muslimane. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një deklaratë më 19 tetor tha se përfshirë Kolektivin e Luftës me Islamofobinë (CCIF) të Francës dhe Barakacity, në vend do të mbyllen 1 xhami dhe shumë shoqata dhe institucione të shoqërisë civile.

Presidenti Macron në një deklaratë pas vrasjes në fjalë e cilësoi ngjarjen si "një sulm terrorist islamik".

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco