Serbia paralajmëron ndryshimin e masave anti-COVID, test PCR për hyrje në kufi

Serbia paralajmëron ndryshimin e masave anti-COVID, test PCR për hyrje në kufi

14:55, 21/10/2020

Serbia parashihet të ndryshojë përsëri masat anti-COVID.

Kjo gjë u paralajmërua nga epidemiologu, Branislav Tiodoroviq. Ai deklaroi se është e mundur që kërkesa për testin PCR (apo testin serologjik) për hyrje në Serbi, të vendoset si masë e re.

“Nesër është takimi i radhës i Komisionit të Krizave, ku ndoshta do të vlerësohet të futet si masë e re, testi PCR, në mënyrë që të mbrojmë vendin. Unë jam pro që të kërkohet ajo për të gjithë ata që duan të hyjnë në Serbi”,deklaroi ai.

Gjatë ditës së djeshme deri në ora 20:00 në Serbi u konfirmuan mbi 400 raste të reja të infektuar me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco