Trump: ‘Një votë për mua është një votë për ëndrrën amerikane’

Trump: ‘Një votë për mua është një votë për ëndrrën amerikane’

14:18, 21/10/2020

 “Një votë për mua, është një votë për ëndrrën amerikane”. Me këto fjalë, presidenti, Donald Trump, kërkoi mbështetje në Pensilvani për të fituar sërish drejtimin e Shtëpisë së Bardhë edhe për 4 vite të tjera.

14 ditë përpara votës presidenciale, Trump zhvilloi një tubim elektoral në një nga shtetet e rëndësishme, në të cilin mungoi zonja e parë, Melania.

Në momente të ndryshme, Trump lëshoi sulme ndaj rivalit demokrat, Joe Biden, duke e akuzuar se ka tradhtuar pritshmëritë e amerikanëve dhe se është në dorë të socialistëve dhe komunistëve të majtë.

“Këto janë zgjedhje mes rimëkëmbjes shumë të shpejtë të Trump, gjë e cila po ndodh tani, dhe depresionit Biden. Nëse ai zgjidhet, ju do të keni një depresion, të cilin nuk e keni parë kurrë. E dini, ai do t’iu dyfishojë, trefishojë dhe katërfishojë taksat tuaja… Është një zgjedhje mes planit tonë për të vrarë virusin dhe planit të Biden për të vrarë ëndrrën amerikane.”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Edhe pse numrat tregojnë të kundërtën, presidenti amerikan u shpreh se pandemia koronavirus po shkon drejt fundit.

“Po shënojmë një kthesë në pandemi. 56% dhe është një rekord. Rritje e punësimit. Vaksina të sigurta që I japin fund shpejt pandemisë. Po mbaron dhe po kthehet jeta normale. Kjo është ajo që të gjithë duam.”

Ndërkohë, në kampin demokrat pritet të zbresë ish presidenti Barack Obama, I cili do të bëjë fushatë për Joe Biden. Sfida mes dy kandidatëve kryesorë nuk është vetëm për votën e 3 nëntorit. Të dhënat zyrtare tregojnë se fushata e Biden ka grumbulluar më shumë fonde se ajo e Trump, gjë e cila I lejon demokratit që të shpenzojë më shumë për të bindur qytetarët në 3 shtete të rëndësishme si në Miçigan, Pensilani dhe Uiskonsin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco