Papa: Nuk mund t’ju afrohem, por jam pranë jush me zemër

Papa: Nuk mund t’ju afrohem, por jam pranë jush me zemër

13:39, 21/10/2020

“Duhet ta ndryshojmë mënyrën e zhvillimit të kësaj audience, për shkak të koronavirusit. Ju jeni të ndarë prej meje, me maska e, unë jam pak larg e nuk mund të afrohem. Më vjen keq për këtë, por është për sigurinë tuaj: në vend që të vij pranë jush, t’ju shtrëngoj dorën, t’ju përshëndes, po përshëndetemi nga larg. Por unë jam pranë jush me zemër, shpresoj që ta kuptoni pse e bëj këtë”.

Kështu tha sot Papa Françesku, në fillim të audiencës së përgjithshme në Sallën Pali VI, në Vatikan, duke u shpjeguar besimtarëve të pranishëm pse nuk mund të kalonte në mesin e tyre për t’i përshëndetur, njoftoi Vatican News. 

Masat kundër koronavirusit ia kanë ndryshuar jetën edhe vetë Papës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco