Zgjedhjet presidenciale në Amerikë mundet të vulosin edhe fatin e Erdoganit

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë mundet të vulosin edhe fatin e Erdoganit

13:34, 21/10/2020

Turqia do të humbasë një sërë vendesh të tjera që deri tani kanë qëndruar në krahun e saj nëse Joe Biden do të zgjidhet president i SHBA-së.

Në dhjetor Biden e cilësoj Erdoganin një ‘autokrat’ dhe për lidhjet e ngushta me Rusinë që dëmtojnë rëndë interesat e NATO-s dhe SHBA-ve,njofton Reuters.

Kohët e fundit lira turke është në pikiatë dhe blerja e raketave S-400 ruse janë kontestuar fuqishëm nga aleatët e NATOS pasi ata cenojnë rëndë mbrojtjen e aleancës.

Erdogan do të përballet me sanksione të rënda për shkak se është bërë pjesë e konflikteve në Libi, Lindjen e Mesme, Mesdheun lindor por kohët e fundit edhe në Nagorni-Karabak pas hapësirave dhe boshllëqeve që SHBA ka lënë në rajon kohët e fundit.

Trump ka hezituar të mbështetëse veprimet e faktorit ndërkombëtar por të aplikuar sanksione ndaj Erdogan kjo edhe si pasojë e lidhjeve të ngushta që ai ka me të.

Pra fati i Erdogan varet plotësisht nga zgjedhjet në SHBA dhe një fitore e Biden atë do ta shkatërronte plotësisht pas probleme të fundit që ai ka me ekonominë që sipas disa raporteve është në një kolaps të madh me një rënie të Lirës gati 24%.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco