Protesta në Tajlandë: Mijëra vetë mblidhen në Bangkok ndërsa mbreti kthehet në atdhe

Protesta në Tajlandë: Mijëra vetë mblidhen në Bangkok ndërsa mbreti kthehet në atdhe

12:31, 14/10/2020

Protestuesit anti-qeveritarë në Tajlandë kanë organizuar një miting në Bangkok përpara një autokolone që pritej të mbretiy Maha Vajiralongkorn, pas disa muajve të përshkallëzimit të tensionit në vend.

Protestuesit po bëjnë thirrje për reforma politike, përfshirë uljen e kompetencave të mbretit, i cili e kalon pjesën më të madhe të kohës jashtë Tajlandës.

Ata gjithashtu kanë kërkuar largimin e Kryeministrit Prayuth Chan-oka.

Nga ana tjetër, edhe mbështetësit e monarkisë zhvilluan protesta në kryeqytet të mërkurën.

Të dy palët u mblodhën veçmas përgjatë Ratchadamnoen Avenue, ku shumë prej monarkistëve qenë veshur me bluza në ngjyrën e verdhë mbretërore. 

Mbreti, i cili është kthyer nga Gjermania, duhej të udhëtonte nëpër rrugë me autokolonën e tij për të marrë pjesë në një ceremoni budiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco