Norvegjia akuzon Rusinë se qëndron pas sulmeve kibernetike në parlament

Norvegjia akuzon Rusinë se qëndron pas sulmeve kibernetike në parlament

11:07, 14/10/2020

Norvegjia ka fajësuar Rusinë për një sulm kibernetik në sistemin e e-mailave në parlamentin e Norvegjisë në gusht, raporton BBC.  Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide, e ka quajtur incident serioz, që ka ndikuar në “institucionin më të rëndësishëm demokratik të vendit”.

“Në bazë të informacioneve që zotëron qeveria, ne besojmë se Rusia qëndron pas sulmeve” ka thënë Ministrja e Jashtme Soreide. Moska ka mohuar këtë, duke e quajtur si provokim serioz.

Soreide ka thënë se shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Norvegjisë janë duke “bashkëpunuar ngushtë për t’u marrë me këtë çështje në nivel nacional”. Në reagim, ambasada e Rusisë në Oslo është kundërpërgjigjur, duke e quajtur këtë akuzë të papranueshme dhe që nuk ka asnjë provë për këtë.

Në shtator, autoritetet norvegjeze kanë thënë se emailat që i takojnë disa zyrtarëve janë kompromentuar gjatë sulmit kibernetik dhe disa informata janë shkarkuar. Por nuk është bërë publik dëmi i plotë i shkaktuar nga ky sulm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco