Tërbohen të rinjtë anglez në festë, para ri-izolimit

Tërbohen të rinjtë anglez në festë, para ri-izolimit

09:35, 14/10/2020

Në mbrëmjen e fundit para izolimit të vendosur nga Boris Johson, dhjetra të rinj në Liverpool u mblodhën në shesh duke festuar.

Midis këngëve, vallëzimeve dhe përqafimeve, rregullat anti- covid kishin dalë jashtë loje aq sa ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë.

Për shkak të numrit të lartë të infektuarëve, qyteti anglez u vendos në nivelin më të lartë të gatishmërisë, duke ndaluar takimet në shtëpi, mbylljet e pubeve dhe bareve, palestarve, qendrave të kohës së lirë dhe kazinotë.

Ndërsa, dyqanet me pakicë, shkollat dhe universitetet mbeten të hapura.

"Megjithëse e kuptojmë se sa zhgënjyese janë rregullat e reja për disa - tha kryeinspektori Peter Costello - ne do të vazhdojmë t'i këshillojmë të gjithë t'i respektojnë ato, duke përfshirë ruajtjen e distancave shoqërore për sigurinë e të gjithëve".

Si dëshmi e asaj që ndodhi në Liverpool, ka video të shumta të postuara në rrjetet sociale.

Imazhet tërbuan një mjek në zonë i cili, për Sky News, komentoi:

"Ata nuk kujdesen për njerëzit që vdesin nga kjo sëmundje, jam zemërthyer teksa shoh këto pamje".

Ndërsa një tjetër u shpreh:

 "Kam frikë se jemi drejt një katastrofe. Pastaj  shohim turmat që sillen në këtë mënyrë. Jam vërtet i shkatërruar dhe i neveritur."

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco