Ekzekutohet ‘Apashi’, qëllohet me 3 plumba në mes të rrugës, vrasësi më i rrezikshëm në Greqi

Ekzekutohet ‘Apashi’, qëllohet me 3 plumba në mes të rrugës, vrasësi më i rrezikshëm në Greqi

12:20, 05/10/2020

Është ekzekutuar sot në mëngjes një nga vrasësit më të rrezikshëm të Kalitheas në Greqi. Bëhet fjalë për Evangelos Pallis i cili njihet ndryshe edhe me nofkën “Apashi”.

Ajo që dihet është se personi në fjalë është vrarë gjatë një atentati mafioz. I njohur ndryshe si personazhi i “nëntokës”, Pallis rezulton të jetë dënuar edhe më parë për 2 vrasje. Njëra nga vrasjet me porosi u krye në vitin 1995 dhe tjera në vitin 2002.

Mediat Greke raportojnë se Pallis ka luajtur një rol të rëndësishëm në kryengritjet që bëheshin në burgjet e Greqisë, gjatë viteve 2000. Bëhet e ditur se i ekzekuatuari në fjalë ka luajtur rolin e vrasësit me pagesë. Sipas policisë së vendit fqinj, “Apashi” është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne me tre plumba nga persona të maskuar dhe të paidentifikuar, ndërsa kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco