Trumpin nuk e ndalë as koronavirusi në 'luftën' ndaj Bidenit

Trumpin nuk e ndalë as koronavirusi në 'luftën' ndaj Bidenit

12:41, 05/10/2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, megjithëse është në përkujdesje mjekësore, nuk po ndal fushatën e tij kundër rivalit Joe Biden.

Ndonëse, Joe Biden i uroi shërim të shpejtë dhe ka zbutur gjuhen ndaj Trumpit, prej që ky u shtri në spital, presidenti aktual nuk ka vepruar njëjtë.

Ai po vazhdon ta sulmojë kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump shkroi në Twitter se nëse amerikanët duan ekonomi të dobët dhe humbjen e vendeve të punës, atëherë le ta votojnë Bidenin.

“Nëse doni rritje masive të taksave, më të madhen në histori të shtetit tonë (dhe dikë që do të ulë ekonominë dhe vendet e pinës”, votojeni demokratin”, ka shkruar Trump.

Ndryshe, të premten Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump, kanë rezoltuar pozitivë me koronavirus.

Gjatë fundjavës Trump ka pasur paraqitje përmes videove ku ka treguar se po mbahet mirë dhe se do ta kalojë mirë virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco