COVID-19/ Babai i Boris Johsonit bën një 'sy qorr dhe një vesh shurdh' për masat anticovid

COVID-19/ Babai i Boris Johsonit bën një 'sy qorr dhe një vesh shurdh' për masat anticovid

11:41, 05/10/2020

Është kapur duke mos zbatua rrregullat e vëna për shkak të pandemisë COVID-19 për herë të dytë brenda javës.

Stanley Johnson, 80 vjeç është fotografuar së fundmi teksa priste një fluturim për në Britaninë e Madhe në një aeroport grek, duke e mbajtur maskën nën mjekër të dielën e kaluar. 

Ligji grek thotë se maskat janë të detyrueshme dhe duhen të mbahen në çdo kohë në hapësirat publike dhe paralajmëron që ata që shkelin këtë rregull do të gjobitën. 

Image

Një dëshmitar i cili ishte në aeroportin grek ka pohuar se Z. Johnson ‘u ul shumë afër’ me të dhe u shpreh për Daily Star:

'Unë e shoh sjelljen e tij tronditëse duke qënë se ai është babi i Kryeminsitrit i cili aktualisht po kërkon që të zbatohen këto rregulla’.

Ndërsa një burim policor është shprehur:

‘Nuk ka rëndësi kush jeni, i famshëm apo jo. Ne të gjithë po bëjmë çmos për të ndaluar përhapjen e virusit dhe do të jemi shumë të ashpër për ata që nuk zbatojnë këto rregulla'.

Ky është rasti i dytë për Stanley Jonson pasi ai është fotografuar teksa blente gazetën një një dyaqn në Maida Vale, perëndim të Londrës të martën e kaluar ku shfaqej pa maskë. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco