Detaje rrëqethëse nga rasti qe shokoi Serbinë: Si e hëngri djali trupin e babait të vdekur, çka gjeti policia në banesë

Detaje rrëqethëse nga rasti qe shokoi Serbinë: Si e hëngri djali trupin e babait të vdekur, çka gjeti policia në banesë

10:43, 05/10/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen periferike të Beogradit Glogonjski, ku i biri ka ngrënë të atin e tij për shtatë ditë me radhë.

Detaje të reja kanë publikuar mediat serbe, derisa shkas për këtë akt kanibalizmi thuhet të ketë qenë mungesa e ushqimit. Për disa ditë me radhe djali po e mbante në shtëpi babain e vdekur.

Duke mos pasur çka të ha, ai ka filluar me rend t’i copëtojë pjesët e trupit të babait tashmë të ndjerë.

Mediat serbe bëjnë me dije se i riu, me probleme të prapambetjes mendore, ka ngrënë trupin e babait për shtatë ditë deri sa policia hyri në apartamentin e tmerrit.

Policia u sinjalizua nga fqinjët, të cilët kishin tentuar për disa ditë të lidheshin me të moshuarin, por në pamundësi dhe në kushtet kur nga apartamenti dilte një erë e keqe, u detyruan të njoftonin forcat e rendit.

Pasi hynë në banesë, policët gjetën copa të trupit të të moshuarit si edhe djalin e tij që fshihej në një pjesë të banesës duke qenë shumë i trembur dhe i përhumbur.

ImageImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco