Publikohet videoja e frikshme që po thyen rrjetin! Raftet e supermarketit bien mbi njerëzit

Publikohet videoja e frikshme që po thyen rrjetin! Raftet e supermarketit bien mbi njerëzit

10:05, 05/10/2020

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një supermarket të Brazilit. Raftet me produkte kanë rënë mbi njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe të vdekur.

Viktima është identifikuar dhe quhet Elane de Oliveira Rodrigues. Raportohet gjithashtu se raftet kanë zënë shumë persona të tjerë poshtë, ku ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara. Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima. Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco