Trump, 14 pikë prapa Biden një muaj para zgjedhjeve

Trump, 14 pikë prapa Biden një muaj para zgjedhjeve

09:59, 05/10/2020

Ekipi i fushatës së bllokuar të Donald Trump u zgjua me një tjetër pengesë të dielën, ndërkohë që Presidenti filloi ditën e tij të dytë në spital: Një sondazh i ri kombëtar  tregoi se kandidati i tyre ishte 14 pikë prapa sfiduesit të tij Joe Biden në më pak se një muaj para ditës së zgjedhjeve.

Sondazhi i NBC / Ëall Street Journal, që tregon një avantazh 53-39% për kandidatin e partisë Demokratike nxiti me urgjencë këshilltarët e Trump  për të gjetur një strategji për javët e fundit të fushatës deri më 3 nëntor.

U bë e qartë se  Zv.Presidenti Mike Pence, që nuk është infektuar me koronavirus dhe anëtarët e familjes së Trump, pasi të dalin nga karantina, do të marrin role drejtuese virtualisht e më pas personalisht në fushatë derisa ose nëse vetë Trump nuk shërohet në kohë për të rifilluar fushatën.

"Është e rëndësishme që fushata jonë të vazhdojë me vrull", tha këshilltari i lartë i fushatës Trump, Steve Cortes, për “Fox News Sunday”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco