Nagorni-Karabak: Azerbajxhani akuzon Armeninë për sulmin me raketa Protestues pro Azerbajxhanit në Stamboll, Turqi.

Nagorni-Karabak: Azerbajxhani akuzon Armeninë për sulmin me raketa

09:40, 05/10/2020

Luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm të Nagorni - Karabakut janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike pasi Baku akuzoi forcat armene për sulm me raketa mbi Ganja, qytetin që shtrihet jashtë territorit të debatuar.

Të paktën një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në sulmin e së dielës në Ganja, qytetin e dytë më të madh i Azerbajxhanit, 100 km (60 milje) në veri të kryeqytetit të Karabakut, Stepanakert.

Armenia, ndërkohë, tha se vetë Stepanakert, i cili ka qenë nën sulme me granata që nga e premtja, u godit përsëri të dielën. Kishte raportime për  civilë të vdekur dhe të plagosur si në kryeqytet ashtu edhe në qytetin historik Susha, për të cilin Ministria e Jashtme të Armenisë akuzoi forcat azere për "vënien nën shënjestër qëllimisht të popullatës civile".

Luftimet i çojnë dy ish-republikat sovjetike një hap më afër luftës së plotë pas tetë ditësh përplasjesh dhe kërcënojnë të tërheqin fuqitë rajonale Turqinë, Rusinë dhe Iranin në një betejë për ndikim në Kaukazin e ndjeshëm të Jugut.

Në një fjalim të zjarrtë televiziv drejtuar kombit, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev vendosi kushte për një ndalje të luftimeve, që do të ishin gati të pamundura që Armenia t’i pranonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco