Johnson paralajmëron: Britania do të përjetojë një rrugë plotë me tronditje prej Covid-19

Johnson paralajmëron: Britania do të përjetojë një rrugë plotë me tronditje prej Covid-19

21:27, 04/10/2020

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka folur për situatën e vendit dhe çfarë do të ndodh sipas tij në muajit e ardhmshëm prej Covid-19. 

Në intervistën e parë televizive pas shumë kohësh, duke folur për BBC, Johnson e përshkroi luftën e Britanisë kundër koronavirusit si një rrugë plot me tronditje, e cila do vazhdojë të na shkaktojë një dimër të vështirë deri në Krishtlindje, madje përtej këtij viti.

Ai shprehu shpresën për mposhtjen e Covidit, dhe nëpërmjet një mesazhi kontradiktor, i bëri thirrje publikut britanik “të veprojë pa frikë por duke përdorur llogjikën”.

"Gjëja më e mirë që mund të bëjmë tani për të gjithë ata që kanë vuajtur gjatë kësaj pandemie është ta çojmë deri në fund në mënyrën më të shpejtë të mundshme", tha Johnson.

Duke shpjeguar qasjen e qeverisë së tij ndaj sëmundjes, Boris Johnson tha se ajo ishte e balancuar mes shpëtimit të jetëve njerëzore dhe mbrojtjes së ekonomisë së vendit. 

Gjithashtu kryeministri e pranoj se ka pasur një problem teknik gjatë kësaj jave në përllogaritjen e numrit të infekturave, ku shifrat e të shtunës në mbrëmje ishin sa dyfishi i një ditë më parë, një problem i ndeshur edhe më herët në muajit e para të pandemisë, ky i pa aftësisë së çuditshme të qeverisë për një aritmetikë të thjeshtë të mbledhjes dhe përllogaritjeve të shifrave./K.H/Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco