Guvernatori i Piemonte kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas stuhisë

Guvernatori i Piemonte kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas stuhisë

19:42, 04/10/2020

Shirat e rrëmbeshëm në Itali kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete, ku si pasojë shumë rrugë janë shkatërruar, ndërsa disa fshatra në perëndim të Milanos janë izoluar.

Ndërkohë, Guvernatori i Piemonte, Alberto Cirio ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Situata në Piemonte është serioze dhe gjendja e jashtëzakonshme nuk është vetëm një ndihmë, por është një kërkesë thelbësore", tha ai nga Limone (Kuneo), një nga zonat e përmbytura.

"Këtë herë ne po kërkojmë ndihmë dhe shteti duhet të jetë atje. Ne jemi mësuar të ngrihemi dhe ta bëjmë atë vetëm, por situata është e komplikuar në një kohë kur po fillonim të rimëkëmbeshim pas urgjencës Covid", shpjegoi ai.

Sipas raportimeve, deri tani dy persona kanë humbur jetën.

Një zjarrfikës 53-vjeçar vdiq në Itali gjatë një operacioni, ndërsa një 36-vjeçar u mbyt kur makinën e tij e mori rrjedha e lumit.

Sipas presidentit të rajonit të Piemontes, reshjet e shiut janë më të forta që nga viti 1994 , kur 70 njerëz humbën jetën në përmbytjet në Po dhe Tarano. Përmbytjet kanë përfshirë edhe juglindjen e Francës./ K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco