Detaje tronditëse për jetën e Boris Johnson, zbulohet incidenti i dhunës në familje

Detaje tronditëse për jetën e Boris Johnson, zbulohet incidenti i dhunës në familje

17:32, 04/10/2020

Një libër biografik, që flet për jetën e kryeministrit britanik Boris Johnson, ka zbuluar detaje tronditëse rreth familjes së tij. 

Aty tregohen të gjitha detajet e jetës së tij familjare, përfshirë një incident në të cilin babai i tij, Stanley goditi gruan e tij Charlotte.

Zbulimi mahnitës është nga një varg informacionesh në "The Gambler", një libër biografik i Boris Johnson nga autori i njohur hetues Tom Bower.

Bower përshkruan martesën e parë të Stanley, me Charlotte, si të dhunshme dhe aspak të lumtur, duke cituar gruan të thoshte: 

“Ai më theu hundën dhe më bëri të ndihem sikur e meritoja.”

Charlotte i tha autorit: “Unë dua që të thuhet e vërteta.” Ndërsa miqtë e familjes konfirmuan incidentin, theksuan se ishte i vetmi i këtij lloji.

Ata shtuan se ngjarja ndodhi vitet 1970 kur Charlotte vuante nga Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv dhe kishte shkaktuar ankth tek Stanley./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco