Hasangjekaj zgjidhet kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë

Hasangjekaj zgjidhet kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë

16:04, 04/10/2020

Në seancën konstitutive të Kuvendit të komunës së Gucisë, të mbajtur të shtunën, Bujar Hasangjekaj, nga radhët e LDSH-së, u zgjodh kryetar.

Bujar Hasangjekaj është shqiptari i parë i zgjedhur në Kuvendin e Gucisë, që nga themelimi i kësaj komune. Për të votuan 20 këshilltarë nga radhet e pozitës dhe 8 këshilltarë nga radhët e opozitës ndërsa një këshilltar nga opozita ishte i përmbajtur.

Bujar Hasangjekaj është drejtori politik i LDSH-së, njëherazi edhe kryetari i LDSH-së për Guci dhe ishte bartës i listës së Koalicionit “Shqiptarët bashkë për Guci”, të përbërë nga LDSH-UDSH-ASH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco