VIDEO/ Meka sfidon Pandeminë, Qabeja rihapet pas 7 muajsh

VIDEO/ Meka sfidon Pandeminë, Qabeja rihapet pas 7 muajsh

15:22, 04/10/2020

Nga dita e sotme 4 tetor, Qabeja në Mekë rihapet pas 7 muajsh mbyllje nga Koronavirusi.

Nga sot lejohet pelegrinazhi i ritualit ‘Umra’ por duke respektuar masat anti-covid.

Nga muaji marsi i këtij viti u pezulluan ritualet e lutjes e këndimit rreth Qabesë. Edhe kleri fetar, ka arsyetuar urdhrin për mbyllje nga autoritetet.

Ministria e Brendshme saudite njoftoi se do lejon kryerjen e ritualit ‘Umra’ për qytetarët brenda Mbretërisë nga 4 tetori, dhe një muaj më vonë për pelegrinët nga jashtë saj-shkruan gjiganti saudit ‘Alarabiya’.

Në këtë kontekst, Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Qabesë dhe Xhamisë së Profetit Muhamed, zbuloi planin për pritjen e pelegrinëve.

Sipas planit, hapin e parë, 6 mijë pelegrinë në ditë do të mund të kryejnë ritualin e Umras.

Ky Institucion ka konfirmuar se kishte rekrutuar jo më pak se 1000 punonjës për të ndjekur pelegrinazhin, në Qabe.

Larja e kompleksit Qabe do të bëhet 10 herë në ditë para dhe pas secilit grup të pelegrinëve. Larja e tualeteve 6 herë në ditë, sterilizimi i qilimave Kompleksit të Qabes dhe sterilizimi i hapësirave gjatë gjithë kohës – transmeton ‘Alarabiya’.

Gjithashtu sterilizimi i baseneve të burimeve të ujit Zemzem, sterilizimi i të gjitha automjeteve e të tjerë.

Vlen të ceket dhe ndër fazat është dhe parfumosja e korridoreve të kompleksit Qabe.

Këtë vit, ceremonia e ‘Haxhit’ për nga pjesëmarrja ishte e limituar.

Rihapja, mbase është një shpresë për triumfin e lutjes e këndimit mbi sëmundjen e izolimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco