‘Është e padobishme këtë herë’/ Turqia i quan të ‘cekëta’ thirrjet për armëpushim në Kaukazin e Jugut

‘Është e padobishme këtë herë’/ Turqia i quan të ‘cekëta’ thirrjet për armëpushim në Kaukazin e Jugut

22:16, 03/10/2020

Pas shtatë ditësh luftimesh të ashpra me forcat armene në rajonin e shkëputur të Nago-Karabakut, Turqia e cila mbështet Azerbajxhanin, i hodhi poshtë thirrjet sipas saj të “cekëta” për një armëpushim në Kaukazin e Jugut.

Ndërkohë që Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca bëjnë thirrje për t’i dhënë fund armiqësive, fuqia rajonale Turqia mbështet fuqimisht Azerbajxhanin dhe përsërit se “pushtuesit” armenë, siç i përshkruan ata, duhet të tërhiqen.

Armenia tha se do të punojë me tre fuqitë e mëdha për të arritur një armëpushim. Por ministri i Jashtëm turk Melvut Çavusoglu i tha gazetës italiane La Stampa se Rusia mund të luante një rol ndërmjetësues në një armëpushim “vetëm nëse është neutrale”.

“Thirrjet e cekëta për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe një armëpushim të përhershëm nuk do të jenë të dobishme kësaj here” tha ai. Moska ka nënshkruar një marrëveshje mbrojtje me Armeninë, por gjithashtu ka marrëdhënie të mira me Azerbajxhanin.

Irani paralajmëroi sot se “Çdo ndërhyrje në vendin tonë nga njëra anë ose nga tjetra e konfliktit është e papranueshme dhe ne paralajmërojmë të gjitha palët të marrin masat e nevojshme në këtë drejtim” tha ministria e Jashtme iraniane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco