Pas Trump infektohet me Covid, ish-këshilltarja dhe senatori republikan

Pas Trump infektohet me Covid, ish-këshilltarja dhe senatori republikan

22:01, 03/10/2020

Kellyanne Conway, ish-këshilltarja e Presidentit Donald Trump njoftoi të premten se ishte testuar pozitive për COVID-19.

"Kam simptoma të lehta (kollë të lehtë) dhe ndihem mirë. Kam filluar karantinën në konsultim me mjekët”, shkruante zonja Conëay në Tëitter.

Ndërkohë sot u njoftua se senatori republikan Ron Johnson, i cili kryeson Komisionin e Senatit për Sigurinë Kombëtare e Çështje Qeveritare, rezultoi pozitiv me COVID-19 të premten. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i tij shtunën. Ai shtoi se zoti Johnson "ndihet mirë dhe se nuk ka simptoma", por se do të qëndrojë në izolim derisa mjekët t'i japin miratimin se ai nuk përbën rrezik për vetën e të tjerët. Ndihmësi i senatorit nuk dha ndonjë detaj se cili ka qenë kontakti i fundit që ka patur zoti Johnson.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco