Patrice Evra trondit me deklaratën e tij për racizmin në Francë: Na kanë dërguar jashtëqitje...

Patrice Evra trondit me deklaratën e tij për racizmin në Francë: Na kanë dërguar jashtëqitje...

14:05, 30/09/2020

Patrice Evra i është përgjigjur Noel Le Graet, president i federatës Franceze të Futbollit, i cili është shprehur gjatë një transmetimi se racizmi në Francë ka mbaruar.

Ish- mbrojtësi i majtë përmes një video të postuar në Instgram ka treguar se si trajtohen njerëzit me ngjyrë në skuadrat franceze.

 ‘Unë jam i detyruar të flas për" Chateau "- Clairefontaine , Coverciano. A e dini se çfarë ndodh atje? Sa letra raciste kanë mbërritur ku shkruhej merrni majmunët dhe kthehuni në Afrikë. Por ne nuk i kemi bërë asnjëherë publike ato. Madje ato na kanë dërguar dhe kuti plot me jashtëqitje.

Këto janë fjalët tronditëse të ish- Manchester United i cili më pas vazhdoi:

'Në tavolina zakonisht ka vende të caktuara, megjithatë ata më bën të lëviz dhe të vendosem në pjesën e prapme, ku normalisht uleshin Sakho dhe Sagna. Pse? Ata duhej të ndryshonin rregullimin e tyre: ata vendosnin Lloris, Koscielny dhe presidentin në qendër. Edhe kur bëni fotografi,duhej që presidenti të ishte me Koscielny dhe Lloris dhe jo me Sagna dhe Sakho. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco