Rusi/ Bindi pastruesen e zyrës të kandidonte sepse nuk kishte rival, ajo e mund bindshëm në zgjedhje lokale

Rusi/ Bindi pastruesen e zyrës të kandidonte sepse nuk kishte rival, ajo e mund bindshëm në zgjedhje lokale

12:15, 30/09/2020

Për katër vitet e fundit, Marina Udgodskaya ka pastruar dhe pastruar zyrat e ndërtesës së administratës lokale në Povalikhino në Rusinë rurale.

Tani pastruesja 35-vjecare po përgatitet të zërë vendin e shefit, në krye të komunës në  Povalikhino.

Kur askush në fshat nuk u regjistrua për të sfiduar Nikolai Loktev, i cili është nga partia pro-Kremlin Rusia e Bashkuar, ai e bindi Zonjën Udgodskaya të regjistrohej si "rivale" e tij për të siguruar kërkesën minimale të dy kandidatëve.

“Nikolai Loktev mendoi se askush nuk do ta votojë për të dhe ai do të qëndrojë në krye të komunës. Por njerëzit kishin mjaft arsye për të mos e votuar dhe ata dolën dhe zgjodhën Marina Udgodskaya," i tha BBC një anëtar i komisionit lokal të zgjedhjeve nga Povalikhino.

Marina Udgodskaya fitoi pothuajse 62% të votive ndërsa shefi I saj arriti të siguronte vetëm 34% të votave.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco