Nga ora 02:30 e të mërkurës, LIVE në SYRI TV debati Trump-Biden, me dublim në shqip

Nga ora 02:30 e të mërkurës, LIVE në SYRI TV debati Trump-Biden, me dublim në shqip

23:39, 29/09/2020

Ditën e mërkurë ora 03:00 e mëngjesit (me orën e Tiranës), e gjithë bota do të ketë sytë tek debati i parë presidencial mes Trump dhe Biden.

Për teleshikuesit shqiptar, debati vjen live dhe i dubluar në shqip në ekranin e Syri Televizion.

Në SYRI TV do të keni mundësi që të ndiqni LIVE që nga ora 02:30 paradebatin dhe më pas të plotë debatin mes dy kandidatëve për president.

Ballafaqimi 90-minutësh hap pjesën e fundit të garës për Shtëpinë e Bardhë.

Drejtuesi i Fox Neës, Chris Wallace, do të jetë moderator i debatit, i cili do të transmetohet pa ndërprerje komerciale në çdo rrjet të madh televiziv amerikan përveç se transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë botën. Debati do të organizohet në Cleveland, në Universitetin Case Western Reserve të Ohios.

Temat e debatit janë planifikuar që të përfshijnë Gjykatën e Lartë, pandeminë e koronavirusit, ekonominë, problemet racore, dhunën në qytete dhe integritetin e zgjedhjeve.

Debati vjen ndërsa Trump vazhdon të këmbëngulë që Biden të japë pëlqimin për të bërë një test droge. Kërkesa shumë e pazakontë e Trump është përqeshur nga ish-zëvendëspresidenti.

Përballja do të pasohet nga zv.presidenti Mike Pence dhe senatorja Kamala Harris, që do të përballen javën e ardhshme më 7 tetor në debatin e kandidatëve për zëvëndëspresident.

Trump dhe Biden do të takohen përsëri në fazën e debatit më 15 tetor dhe 22 tetor në dy debatet e fundit presidenciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco