Tik-Tok/ Gjykata amerikane pezullon përkohësisht urdhrin e Donald Trump

Tik-Tok/ Gjykata amerikane pezullon përkohësisht urdhrin e Donald Trump

09:27, 28/09/2020

Një gjykatës në Uashington ka bllokuar përkohësisht një urdhër të administratës Trump që ndalon Apple dhe Google të ofrojnë aplikacionin Tik-Tok I cili akuzohet si aplikacion që të dhënat personale të përdoruesve mundet të përfundoj në duart e autoriteteve kineze.

Gjykatësi amerikan Carl Nichols dha një urdhër paraprak të kërkuar nga pronari i TikTok, ByteDance, për të lejuar që aplikacioni të mbetet i disponueshëm në dyqanet e aplikacioneve amerikane.

Ai ka refuzuar të heqë bllokimet shtesë të departamentit të tregtisë që janë vendosur të hyjnë në fuqi më 12 nëntor që TikTok ka thënë se do të kishte ndikimin në pamundësimin e përdorimit të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara.

TikTok tha se ishte i kënaqur me urdhrin dhe shtoi se "gjithashtu do të mbajë dialogun tonë të vazhdueshëm me qeverinë për ta kthyer propozimin tonë, të cilin presidenti dha miratimin e tij paraprak javën e kaluar, në një marrëveshje."

TikTok ka rreth 100 milion përdorues në SHBA dhe 700 milion në mbarë botën, duke e bërë atë një nga operatorët më të mëdhenj në hapësirën e mediave sociale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco