Lufta Armeni- Azerbajxhan/ Të inkurajuar nga mbështetja e Turqisë?

Lufta Armeni- Azerbajxhan/ Të inkurajuar nga mbështetja e Turqisë?

09:18, 28/09/2020

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, një përplasje territoriale mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut është riaktivizuar. Të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga përplasjet. Por përse u ndez ky konflikt tani?

Nga Rayhan Demytrie, BBC

Luftimet e së dielës me përdorimin e armëve të rënda përgjatë vijës së kontrollit janë përshkallëzimi më serioz i viteve të fundit.

Zakonisht në këtë konflikt prej dekadash, të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën se kanë qëlluar të parët, por ajo që po shohim tani nuk është vetëm një reagim ushtarak, por edhe një luftë informacioni. Është e vështirë të verifikosh në mënyrë të pavarur informacionin zyrtar.

Pretendimet e Azerbajxhanit se kanë ‘çliruar’ territorin e kontrolluar nga armenët janë mohuar nga autoritetet armene. Në mënyrë të ngjashme, pretendimet e Armenisë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave azere, janë hedhur poshtë nga Baku.

Për më tepër, autoritetet azerbajxhanase kanë kufizuar përdorimin e internetit brenda vendit, në veçanti aksesin në median sociale.

Mbështetja e theksuar e Turqisë mund ta ketë trimëruar Azerbajxhanin. Në gusht, ministri i mbrojtjes i Azerbajxhanit tha se me ndihmën e ushtrisë turke, Azerbajxhani do të përmbushë ‘detyrën e shenjtë’- me fjalë të tjera, do të rimarrë territoret e humbura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco