Defiçiti ekonomik në Spanjë shumë më i lartë nga se pritej

Defiçiti ekonomik në Spanjë shumë më i lartë nga se pritej

09:08, 28/09/2020

Qeveria Spanjolle ka njoftuar se do të rishikojë parashikimet e saj mbi deficitin buxhetor gjatë vitit 2020.

Sipas parashikimeve të para ishte parashikuar që deficiti do të arrinte në nivelin 9.3% ndërsa nga zhvillimet e fundit pritet të arrij në nivelin 10 -11%.

 Qeveria do të azhurnojë parashikimin e saj të PBB-së për këtë vit në fillim të tetorit dhe ka të ngjarë të azhurnojë edhe objektivin e deficitit të saj buxhetor në një deficit më të gjerë sesa 10.3% .

Ekonomia spanjolle njohu rekord  në tre mujorin e parë duke arritur në nivelin e defiçitit 17.8 krahasuar me të njëjtin tremujor vitin e kaluar.

Autoritetet spanjolle kishin vendosur një nga bllokimet më të rrepta të Evropës për të frenuar pandeminë nga mesi i marsit deri në fund të qershorit, duke shkaktuar një nga recesionet më të thella në rajon pavarësisht që në korrik njohu disa rikuperime të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco