Mike Pompeo mbërrin në Selanik  pas mesnate, takim me homologun grek

Mike Pompeo mbërrin në Selanik pas mesnate, takim me homologun grek

08:36, 28/09/2020

Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo arriti në Selanik të Greqisë pas mesnatës, ku ka planifikuar të takohet me homologun e tij grek Nikos Dendias në orën 10 të hënën.

Vizita e Pompeo në Greqi, e dyta në më pak se një vit, pritet të përqëndrohet në thellimin e bashkëpunimit dypalësh ushtarak dhe planet greke për prokurimet e mbrojtjes, ndërsa vlerëson gjithashtu tensionet me Turqinë dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Në një dokument të lëshuar me rastin e vizitës së Pompeo, Departamenti i Shtetit tha se Greqia "është një partner kritik me të cilin Shtetet e Bashkuara ndajnë qëllimet kryesore strategjike".

SHBA e konsideron Greqinë "një shtyllë të stabilitetit në Mesdheun Lindor dhe Ballkanin Perëndimor dhe një partner jetik në forcimin e sigurisë dhe prosperitetit në rajon", thuhet në dokumentin e Departamentit të Shtetit.

"Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur sigurinë, prosperitetin dhe demokracinë e vazhdueshme të Greqisë", shtoi ai.

Disa orë para udhëtimit të tij, Pompeo pati një diskutim për uljen e tensioneve  në Mesdheun Lindor me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Duke postuar në Twitter më pas në llogarinë e tij zyrtare, Pompeo tha se ishte "i kënaqur" për të diskutuar çështjen me Stoltenberg dhe "për të përsëritur rëndësinë e unitetit të Aleancës së NATO-s".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco