Ish- menaxheri i fushatës të Donald Trump kërcënon me vetëvrasje

Ish- menaxheri i fushatës të Donald Trump kërcënon me vetëvrasje

08:04, 28/09/2020

 Ish menaxheri i fushatës së Presidentit Donald Trump, Brad Parscale është shtruar të dielën ( 27 shtator) në spital pas raportimit të një përpjeke për vetëvrasjeje në shtëpinë e tij në Florida.

Sipas oficerëvë të policisë në Fort Lauderdale  u njoftuan se një mashkull i armatosur po përpiqet të vetvritet.

Zyrtarët më vonë e identifikuan që ai ishte Parscale  duke shtuar se ishte gruaja e tij që kishte thirrur policinë.

‘Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, ata kontaktuan me gruan e subjektit të armatosur, i cili këshilloi që burri i saj ishte i armatosur dhe kishte armë të shumta zjarri brenda rezidencës dhe po kërcënonte se do të vetvritet" është shprehur një oficer policie për CNN.

Parscale u shkarkua nga Trump në qershor pas polemikave të tubimit të Tulsës (Oklahoma).

Tim Murtaugh, menaxheri i fushatës Trump, u shpreh për CNN :

 "Brad Parscale është një anëtar i familjes tonë dhe të gjithë e duam. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë dhe familjen e tij në çdo mënyrë të mundshme."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco