‘16 viktima dhe mbi 100 të plagosur’/ SHBA: Azerbajxhani dhe Armenia të ndërpresin luftimet

‘16 viktima dhe mbi 100 të plagosur’/ SHBA: Azerbajxhani dhe Armenia të ndërpresin luftimet

22:15, 27/09/2020

Përshkallëzimin e dhunës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë e kanë dënuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë thirrje të dy palëve të ndërpresin menjëherë luftimet.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, thuhet se të dy palët duhet t’i japin fund dhunës, si dhe çdo retorikë ose veprimeve të tjera që mund të përkeqësojnë tensionet.

Gjithashtu DASH theksoi se çdo pjesëmarrje në përshkallëzimin e dhunës nga palët e jashtme do të ishte “thellësisht e padobishme”.

Dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco